Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka njoftuar se sot në Shqipëri janë sheruar 7 persona nga Coronavirusi.
Ai përmes një njoftimi në Facebook e ka quajtur Lajm të mirë shërimin e këtyre personave.
Sipas statistikave nga Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri deri sot me (218,03,2020) janë testuar 1325 raste të dyshuara me COVID-19, prej tyre 197 raste janë të konfirmuara me këtë virus, 10 persona kanë vdekur dhe 33 pacientë janë shëruar.
Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 28.03.2020
Qyteti | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve te vdekur |
Tirana | 113 | 5 |
Fieri | 21 | 1 |
Durrësi | 11 | 1 |
Korça | 12 | |
Vlora | 5 | 1 |
Elbasani | 5 | |
Lushnja | 4 | 1 |
Kavaja | 4 | 1 |
Shkodër | 4 | |
Lezhë | 4 | |
Kruja | 3 | |
Puka | 3 | |
Tropojë | 3 | |
Has | 2 | |
Rrogozhina | 2 | |
Berat | 1 | |
TOTAL | 197 | 10 |
Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67 vjecar nga Tirana dhe një 72-vjeçare nga Vlora dhe në total numri i presonave që kanë nderuar jetë nga COVID-19 deri tani është 10.