LAJMI I FUNDIT: 14 raste pozitive me COVID- 19, dhe 7 të sheruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), pas mesnate ka njoftuar se 14 persona kanë rezultuar pozitiv me coronavirus gjatë ditës së sotme.

Sipas të dhënave të fundit në përgjithësi shkon në 224 numri i të infektuarve në Kosovë me Covid-19.

“Sot, më 08 prill 2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 218 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej katërmbëdhjetë (14) prej tyre kanë rezultuar pozitive.” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjithashtu në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se 7 pacientë janë shëruar gjatë ditës së merkurë, ku numri total i të shëtuarve shkon në 37.

“Sot më 08 prill 2020, janë shëruar edhe shtatë (7) pacientë, derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë e shtatë (37).”
IKSHPK njofton se janë duke i mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve të fundit të prekur me coronavirus.

“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.882 kontakte të rasteve.”, thuhet në njoftim.