LAJMI I FUNDIT: 21 komuna hyjnë në karantinë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për media ka treguar se nga 19 komuna sa ishin në zonën e kuqe ky numër ka kaluar në 21. Pra 21 komuna nga sot janë në zonën e kuqe.

Ndërsa 10 komuna janë në zonën e verdhë, e 7 të tjera në zonën e gjelbër, shkruan Gazeta inFokus.

Kujtojmë se komunat në zonën e kuqe janë në karantinë nga ora 19:00.

Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës./Gazeta inFokus/