LAJMI I FUNDIT: Abdixhiku mbledh Kryesinë e LDK-së

Një ditë pas marrjes së detyrës së re, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po zhvillon takim me kryesinë e partisë.

Takimi ka filluar para pak çastesh, ndërkohë Abbdixhiku sapo është kthyer nga homazhet e bëra te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Nga atje Abdixhiku deklaroi se do të vazhdojnë të kultivohen idetë tradicionale të LDK-së.

I pyetur se si do të veprojë LDK-ja në zgjedhjen e Presidentit, ai tha se po e pret konfirmimin e takimit të së premtes me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.