LAJMI I FUNDIT: Albena Reshitaj përjashtohet nga AAK-ja

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka përjashtuar deputeten Albena Reshitaj nga partia, shkruan Indeksonline.

Kështu mëson Indeksonline përmes burimeve të veta.

Përjashtimi i Reshitaj vije si pasojë e prezencës së saj gjatë seancës së mbrëmshme të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit.
Ndryshe, veprimin e Reshitaj e ka dënuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai tha se Albena Reshitaj nuk tregoi ‘diciplinë’ karshi vendimit të AAK-së.