LAJMI I FUNDIT: Albin Kurti arrin në Kroaci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa ministra kanë arritur në Kroaci për të vizituar të lënduarit nga aksidenti që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në autostradën afër Slavonski Brod.

Kurti bashkë me ministrat Xhelal Sveçla, Donika Gërvalla dhe Arben Vitia kanë arritur në Slavonski Brod me helikopter në orën 19:50 ku janë pritur nga zyrtarët e lartë të shtetit kroat.

Kurti në orën 20:30 bashkë me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, do të mbajnë një konferencë për media ndërsa më pas do të vizitojnë spitalin ku janë të shtrirë mërgimtarët e aksidentuar.

Për në Kroaci bashkë me Kurtin janë nisur ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe shefi i kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela.