LAJMI I FUNDIT: Arben Vitia propozon ndryshimin e ” orës Policore “

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka njoftuar se i ka propozuar Qeverisë së Kosovës që të ndryshoj vendimin për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe veturave private.

Ministri Vitia ka propozuar që nga nesër e tutje lëvizja e kufizuar të jetë nga ora 17.00 deri në orën 06:00.

Pra sipas këtij propozimi do të jetë i lejuar qarkullimi i qytetarëve dhe i veturave nga ora 06:00 e mëngjesit deri në ora 17:00 pasdite, apo 11 orë do të jetë koha kur qytetarët do të mund ët lëvizin lirshëm, por me kujdes të shtuar.

Tashmë i mbetet Qeverisë së Kosovës të vendos për këtë propozim të Ministrit Arben Vitia.

” Të dashur qytetarë,
Bashkëpunimi juaj, vetdisiplina, kujdesi dhe solidariteti janë jetike në këtë betejë.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të jemi bashkë në administrimin e kësaj situate.
Ju lutem që të mirëkuptoni, ndiqni dhe të zbatoni të gjitha masat e reja. Për çdo shkelje të masave të përcaktuara, do të shqiptohen dënimet konform dispozitave ligjore.” thuhet në njoftimin e Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia.

 

Ky është njoftimi i plotë i Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia: 

Të nderuar qytetarë,

Ministria e Shëndetësisë në koordinim të plotë me GNMI, MPB dhe ministritë e linjës, konform Planit të Veprimit Kombëtar dhe në pajtim të plotë me masat emergjente të aprovuara nga Qeveria e Kosovës, pas analizimit të situatës epidemiologjike, monitorimit të kujdesshëm të këtyre ditëve, posa i propozoj Kryeministrit Kurti dhe qeverisë së Republikës plotësim-ndryshimin e vendimeve në raport me masat të cilat kanë për qëllim mbrojtjen shëndetit publik.

Ndër to edhe ndryshimi i vendimit sa i përket orareve të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve. Tani ky kufizim do të jetë nga ora 17:00 deri në orën 06:00.

Të dashur qytetarë,
Bashkëpunimi juaj, vetdisiplina, kujdesi dhe solidariteti janë jetike në këtë betejë.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të jemi bashkë në administrimin e kësaj situate.
Ju lutem që të mirëkuptoni, ndiqni dhe të zbatoni të gjitha masat e reja. Për çdo shkelje të masave të përcaktuara, do të shqiptohen dënimet konform dispozitave ligjore.

Ju faleminderit për mirëkuptim!