LAJMI I FUNDIT: Berisha, Zeneli dhe Celina mungojnë për Kosovën në sfidat e marsit

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes nuk do të mund të llogarit në shërbimet e Valon Berishës, Arbër Zenelit dhe Bersant Celinës për dy takimet kualifikues të Kampionatit Botëror “Katari 2022” dhe miqësoren ndaj Lituanisë, shkruan Insporti.

Teksa lojtarët që militojnë në elitën e futbollit francez gjatë ditës së sotme kanë pranuar ftesën nga Challandes, të njëjtit nuk do të mund të udhëtojnë pas një rregulli të vendosur nga Federata e Futbollit Francez.

Në një komunikatë të lëshuar gjatë ditës së sotme, LFP, ka njoftuar se klubet nuk do të mund të japin leje lojtarëve të cilat janë jashtë zonës së Bashkimit Evropian.