LAJMI I FUNDIT: Dorëzohet shumica, themelohet Komisioni Hetimor i opozitës

Është themeluar Komisioni Hetimor të cilin opozita e ka kërkuar gjatë seancës së sotme.

Burime të Gazeta Blic kanë bërë të ditur se kjo çështje tashmë është e kryer.

“Sapo është formuar komisioni hetimor për energjinë”, ka thënë një burim i Gazeta Blic.

Kjo është vendosur në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, e cila po mbahet pas ndërprerjes së seancës për shkak të eskalimit të situatës.

Opozita gjatë seancës së sotme ka kërkuar me ngulm formimin e Komisionit Hetimor dhe për shkak se nuk kishte pasur pajtim nga pozita për këtë çështje, deputetët e PDK-së bllokuan punën e Kuvendit me zhurmë në tavolina dhe fishkëllima.