Lajmi i Fundit: Grabitje e armatosur në Shtime

Sot rreth orës 08:15, në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, ka ndodhur një rast grabitje me armë kur në lokalet e bankës kanë hyrë katër persona të armatosur me armë të gjata dhe nën kërcënimin e armës nga punëtorja, kanë kërkuar t’i dorëzojë paratë nga arka, shuma nuk dihet momentalisht.

Me këtë rast ka pasur edhe shkrepje arme në ajër nga ana e një të dyshuari, por nuk ka persona të lënduar.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet kombi dhe policia gjatë ndjekjes së të dyshuarve ka pasur gjuajtje me armë nga ana e të dyshuarve në drejtim të automjetit të policisë, por nuk ka pasur të lënduar.

Janë duke u marrë të gjitha veprimet policore për identifikimin e personave të dyshuar dhe arrestimin e tyre. / Gazeta Express