LAJMI I FUNDIT: Kalon raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit

Me 81 vota në kuti, ka kaluar raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Anëtari i komisionit Salih Zyba, ka njoftuar se në votim kanë marrë pjesë 81 deputetë për të zgjedhur Presidentin e ri të Kosovës.

Momentalisht janë duke u numëruar votat për secilin kandidat për President.

Kujtojmë që në seancën për zgjedhjen e Presidentit në sallë ishin të pranishëm 84 deputetë./lajme365,com