LAJMI I FUNDIT: Nis seanca për zgjedhjen e Presidentit

Ka nis seanca e thirrur për zgjedhjen e  presidentit të vendit.

Të pranishëm në sallë janë 82 deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të komuniteteve joserbe. Ndërkaq, deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Listës Serbe, po i bojkotojnë punimet e kësaj seance.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani, e cila në këtë garë, për kundërkandidat do të ketë Nasuf Bejtën.