LAJMI I FUNDIT: Shtyhet për nesër seanca për votimin e Presidentit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se seanca për zgjedhjen e Presidentit, është shtyrë për nesër në ora 17:00

Kujojmë që sonte ka dështuar dy herë votimi për zgjedhjen e presidentit, pasi që dy herë nuk është arritur kourumi prej 80 votave në raundin e parë.

Në tentimin e parë kanë votuar 78 deputetë, ndërsa në tentimin e dytë ishin 79 vota në kuti.

Kujtojmë që në të dy raundet deputetetët e LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj, nuk kanë marrë pjesë në votim edhe pse ishin në sallën e Kuvendit./lajme365.com