E plotësuar: Sulmohet Ambasada e SHBA-së në Irak

23:00 E plotësuar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar Iranin për sulmin me raketë të Ambasadës së SHBA-së në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.

Presidenti amerikan në ka kërcënuar Iranin duke thënë se “Nëse Irani kërkon të luftojë, atëherë ky do të ishte zyrtarisht fundi i Iranit. Mos gabo t’i kërcënosh edhe njëherë Shtetet e Bashkuara”.

Para pak minutash raportohet të jetë sulmuar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.

Sipas raporteve, sulmi është kryer me raketa të tipit Kaqusha.