LAJMI I FUNDIT: Zelensky i drejtohet popullit: Ka nisur beteja për Donbassin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se “beteja për Donbass” tani është duke u zhvilluar.

Komenti i tij erdhi pasi zyrtarë të tjerë të lartë paralajmëruan se Rusia kishte nisur sot sulmin e saj të shumëpritur në rajonin lindor, transmeton Demokracia.com.

“Tani mund të konfirmojmë se trupat ruse kanë filluar betejën për Donbass, të cilën ata e kanë përgatitur për një kohë të gjatë. Një pjesë e madhe e ushtrisë ruse tani i është përkushtuar kësaj ofensive”, tha Zelensky.

Shefi i zyrës së Zelenskyt tha më herët sot se “faza e dytë e luftës ka filluar”, raporton Reuters. “Besoni në ushtrinë tonë, ajo është shumë e fortë,” tha Jermak. /Demokracia.com/