LAJMI I FUNDIT: Zgjidhet kryetar i ri i LDK-së në Podujevë

Ekrem Hyseni është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Podujevë.

Në kuvendin e jashtëzakonshëm të kësaj partie të mbajtur sot, Hyseni ka marrë pëlqimin e delegatëve që ta udhëheq degën e kësaj partie në Podujevë.

Në këtë kuvend ishin të pranishëm 75 delegatë, ku të gjithë votuan pro zgjedhjes së Ekrem Hysenit në krye të kësaj dege.

I pranishëm në kuvendin zgjedhor nuk është ish-kryetari i degës, Agim Veliu, i cili para pak minutash përmes një postimi në Facebook tha se nuk do të marrë pjesë, pasi që sipas tij, në këtë kuvend po tentohet të kontrabandohet kryetari i ri.

“Kjo që po bën Abdixhiku, me misionarët anti LDK të mbledhur rreth vetes, nuk është asgjë tjetër veçse një proces i shkatërrimit të degës në Podujevë, bastionit të fundit të LDK-së”, ka shkruar ndër të tjera Veliu.