Lansohet aplikacioni “Lajmëro Policinë”

Policia e Kosovës ka bërë lansimin e aplikacionit “Lajmëro Policinë”, ku qytetarët tani kanë mundësi që të raportojnë më shpejt raste të ndryshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se ky aplikacion është shumë i rëndësishëm për Policinë dhe për qytetarët, transmeton Telegrafi.

“Është aplikacion digjital, dhe kjo do të iu jep mundësi qytetarëve që të raportojnë rastet me të cilat përballen. Të dhënat do të jenë konfidenciale. Ky aplikacion është i rëndësishëm edhe për efikasitetin e Policisë së Kosovës dhe do të përgjigjen më shpejtë”, deklaroi Qalaj, përcjell Telegrafi.

Qalaj gjatë konferencës tha se lansimi i këtij aplikacioni do të jetë një përafrim i qytetarit me policinë dhe policia do të jetë më efikase.

“Edhe në projektet e ardhshme, do ta shkurtojmë reagimin në raste të ndryshme dhe shërbime tona të jenë me efikase”, deklaroi ai.