Largime të reja nga PDK?

Shefi i Grupit të Anëtarëve të AAK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, Ilir Baldedaj, përmes një postimi në rrjete sociale ka paralajmëruar prurje të reja në këtë parti.

Në një fotografi të publikuar, ku ai shihet me eksponentë të rëndësishëm të PDK-së në Prizren, ai paralajmëron ardhje të reja në AAK.

Në foto, bashkë me Baldedajn, shihen edhe Hasan Hasani, ish drejtor komunal për shërbime publike, dhe Bedri Bytyqi, ish drejtor in inspekcionit në Komunën e Prizrenit gjatë qeverisjes së PDK-së.

Javë më parë, Alush Shala, njëri ndër më të votuarit e PDK-së në Prizren, kishte deklaruar kalimin e tij në AAK.

Që nga zgjedhja e Shaqir Totajt në krye të degës së PDK-së në Prizren, kjo parti është duke u ballafaquar me largime të anëtarëve të saj.