Largohen forcat e sigurisë që po qëndronin para shtëpisë së kryeministrit Kurti

Forcat e shtuara të sigurisë së Kosovës janë larguar nga vendi i ngjarjes, ku po qëndronin para shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Albin Kurti është kthyer në shtëpinë e tij pas raportimit se është kërcënuar, ndërsa Gazeta Express raporton se forcat e sigurisë janë larguar.

Në fotografi shihet se para shtëpisë së tij po qëndrojnë vetëm dy policë.

Ende nuk dihet se në çfarë forme është kërcënuar kryeministri Kurti. Nga zyra e tij kanë konfirmuar vetëm se Kurti është kërcënuar dhe si masë e kujdesit të shtuar, ishte rritur edhe niveli i tij i sigurisë.