Latifi: Ata që frynë listat e veteranëve, e kanë dëmtuar UÇK-në po aq sa Dik Marti!

Filozofi i njohur Blerim Latifi, i cili njëkohësisht është edhe këshilltar politik i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka publikuar një reagim mjaft të ashpër ndaj komandantëve të UÇK-së të cilët kanë fryrë listat e veteranëve të UÇK-së me veteranë të rrejshëm.

Dëmin që kanë sjellë veprimet e tilla të komandantëve të UÇK-së, Latifi e ka barazuar me dëmin që i ka sjellë UÇK-së Raporti i Dik Martit i cili i hapi rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Komandantët të cilët kanë bërë veprime të tilla, filozofi Latifi i ka quajtur tradhtarë të idealit për të cilin u krijua dhe luftoi UÇK-ja.

Me këtë, Latifi i bashkohët zërave të cilët kundërshojnë pretendimet se UÇK ka pasur 60 mijë ushtarë, aq sa janë paraqitur në fazën e evidentimit të veteranëve të UÇK-së.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Blerim Latifit: