Latifi: E tmerrshme çka po ndodh, po shkojmë me hapa të sigurt drejt zgjedhjeve të reja

Profesori Blerim Latifi e ka quajtur ‘tragji-komike’ situatën e sontme në Kuvendin e Kosovës pasi VV po kërkon ndryshim të Ligjit të Zgjedhjeve të Përgjithshme në vend.

“Jemi në një situatë tragji-komike për shkak se Kuvendi i Kosovës nëse do të kishte urgjencë me u mbledh në mes të natës do të ishte urgjenca e pandemisë nëpër të cilën po kalojmë”, tha Latifi në Pressing.

“Kuvendi i Kosovës mblidhet me trajtu një çështje që realisht është dashur të presë një kohë tjetër sepse emergjenca është tjetër. Çdo ditë po vdesin njerëz, infektimet me virus janë në rritje”, theksoi ai.

“Është e tmerrshme kjo që po ndodh”, theksoi Latifi duke thënë se ka pritur udhëtimin e Kurtit nëpër botë për sigurim të vaksinës.

“Kurti si duket po provokon vendin që të shkojë në zgjedhje të reja”, theksoi Latifi.