LDK akoma e përçarë, s’ka ende marrëveshje për kryetar të partisë

Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie e cila zgjati më tepër se dy orë ka thënë se po punohet intensivisht të gjendet një figure përbashkuese për kreun e partisë, duke konfirmuar kështu se nuk ka ende një marrëveshje.

Ai tha se disa zyrtarë të partisë që kanë dhënë kontribut ndër vite kanë shprehur pretendimet për të marrë udhëheqjen e partisë në katër vitet e ardhshme, shkruan Reporteri.net.

“Kryesia si dhe e gjithë anëtarësia e LDK-së vlerëson se është shumë rëndësishme që të jetë një figurë përbashkuese që po punohet intensivisht. Të gjitha kandidaturat shpallen më 3 gusht konform statutit të LDK-së”, ka deklaruar Mustafa.