LDK del me kandidatin e ri për kryeministër, kjo është marrëveshja

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, po ndodhin zhvillime interesante.

Tashmë siç duket LDK ka gjetur emrin e saj si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e janarit.

Burime të Gazetës NewBorn brenda LDK-së mësojnë se Shala ka pranuar të jetë kandidat për kryeministër nga LDK, por që më pas të bëhet edhe kryetar i saj në zgjedhjet e ardhshme brenda LDK-së.

Poashtu, në LDK ka një koordinim dhe pajtueshmëri që Lumir Abdixhiku të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale./gazetanewborn

Tags: ,