LDK: Drejtësia duhet të bëjë punën e vetë në rastin e deportimit të 6 turqve

Lidhja Demokratike e Kosovës, pas votimit në Kuvend të raportit hetimor të hartuar nga Komisioni për rastin “Gylenistët”, përmes një komunikate për media, theksoi se raste të tilla nuk duhet të ndodhin asnjëherë.

Përfundimet e këtij Komisioni, sipas LDK-së e nxjerrin qartë përgjegjësin e drejtpërdrejt dhe indirekt në deportimin e 6 turqve. “Drejtësia duhet të bëjë punën e vetë në mënyrë të paanshme dhe efikase”, pohon LDK-ja.

Komunikata e plotë e LDK-së:

Pas shumë shtyrjeve dhe sabotazhit të punës së Komisionit Hetimor lidhur me deportimin e shtetasve turq, sot Kuvendi i Kosovës e miratoi raportin ku specifikohen qartë 31 shkelje të Kushtetutës, Ligjeve dhe rregulloreve të ndryshme që lidhen me procedurat për deportimin e shtetasve të huaj.

LDK-ja vlerëson se raste të tilla nuk duhet të ndodhin asnjëherë.

Përfundimet e këtij Komisoni e nxjerrin qartë përgjegjësin e drejtpërdrejt dhe indirekt në deportimin e 6 turqve. Drejtësia duhet të bëjë punën e vetë në mënyrë të paanshme dhe efikase.