LDK e çon në takimin e radhës me Vetëvendosjen edhe Lutfi Hazirin?

Për pak pritet që të fillojë takimi i tretë në mes të grupeve punuese për koordinim të programit në mes të dy partive që kanë dalë të parat nga zgjedhjet.

Derisa takimi është paraparë që të fillojë në ora 15:00, tashmë në selinë qëndrore të LDK-së, ka arritur kandidatja e kësaj partie për kryeministre Vjosa Osmani, derisa janë parë duke hyrë edhe shefi i shtabit zgjedhor, Lutfi Haziri e Avdullah Hoti që është pjesë e grupit koordinues.

Hoti së bashku me Lumir Abdixhikun janë pjesë e grupit të ekspertëve të zgjedhur nga LDK-ja, derisa, nga VV janë nënkryetari i parisë, Besnik Bislimi, Glauk Konjufca e Albulena Haxhiu.

Vetëvendosje e kishte kritikuar LDK’në që e kishin çuar Lutfi Hazirin në takime gjatë bisedimeve që i kishin zhvilluar për koalicion parazgjedhor për shkak të raporteve të këqija me VV’në. Tash që dy partitë po bisedojnë për koalicion qeverisës LDK duket se ka vendosur ta çojë në takim pikërisht Hazirin.

Në takimin e dytë të mbajtur në VV dy grupet janë koordinuar që të shihen çdo tre ditë.