LDK: E domosdoshme të shkohet në zgjedhje të parakohshme

Lidhje Demokratike e Kosovës ka dalë me qëndrim zyrtar rreth dorëheqjes së kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga posti i Kryeministrit pas thirrjes për t’u paraqitur për t’u marrë në pyetje nga Specialja si i dyshuar.

LDK ka kërkuar nga Presidenti Thaçi që të nisë bisedat me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“LDK-ja në vijimësi, gjatë vitit të fundit, ka përsëritur që është e domosdoshme të shkohet në zgjedhje të parakohshme, meqë institucionet e vendit ka kohë që janë pa legjitimitet”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Sipas LDK-së, zgjedhjet e parakohshme do t’ia mundësojnë qytetarëve të Kosovës që në bazë të vullnetit të tyre të japin legjitimitetin politik për të drejtuar vendin.