LDK i jep përgjigjet shpejtë Albin Kurtit

Reagimi i LDK-së ndaj vendimit të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, për shkarkimin e Zëvendëskryeministrit në detyrë nga rradhët e LDK-së, Avdullah Hotit, ka qenë i menjëhershëm.

Burimet e Lajme365 bëjnë të ditur se LDK ka marrë vendim për largim të plotë nga Qeveria tashmë e shkarkuar nga Kuvendi i Kosovës.

Kështu 5 ministrat dhe të gjithë zyrtarët tjerë nga rradhët e LDK-së do të japin dorëheqje nga pozitat e tyre, njofton Lajme365.

Të kujtojmë se ministrat e Qeverisë Kurti nga LDK janë:

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Hykmete Bajrami –  Ministre për Arsim
Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport