LDK-ja bashkon forcat me Partinë Shqiptare Demokristiane

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Shqiptare Demokristiane, kanë arritur marrëveshje për të garuar së bashku për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit për Kuvendin e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar Emanuel Demaj, Sekretar i Përgjithshëm i PSHDK-së.

Sipas Demaj, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës brenda listës së përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës do t’i ketë tre kandidatë.