LDK-ja mbledh Kryesinë dhe Grupin Parlamentar të hënën

Lidhja Demokratike e Kosovës, të hënën në mëngjes do ta mbledhë Kryesinë e partisë derisa pak orë më vonë, mbledh Grupin Parlamentar.

Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një kumtese për media.

“Të hënën, më datë 6 janar 2020, në orën 09:00, në Selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së. Ndërsa, në orën 13:00, mbahet mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.

Arsyeja e kësaj mbledhjeje nuk është bërë e ditur, derisa kujtojmë se po këtë të hënë të datës 6 janar, në orën 15:00, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti do të takohet me presidentin Hashim Thaçi.

“E mirëpres paktin që pas ftesës së tretë që z. Kurti i është përgjigjur ftesës për datën 6 janar në orën 15.00. Do ta pres në zyrën time, nuk mund të sillemi as me hatër. Mirë se vjen e mirëpres”, tha Thaçi para disa ditëve.