LDK me përshëndetje ushtarake pas votimit të kërkesës së dërgimit të trupave të FSK’së në misione paqeruajtëse

Kryesuesi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka publikuar një fotografi të deputetëve të kësaj partie në Kuvend.

Në fotografi shihet përshëndetja ushtarake e LDK’së, pas votimit të kërkesës së SHBA’ve për realizimin e misioneve të përbashkëta mes FSK’së dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Ndryshe, kjo kërkesë u votua me 92 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim në seancën e jashtëzakonshme të thirrur sot në Kuvend. /Gazeta Express/