LDK merr pjesë në seancën për formimin e Qeverisë Kurti

Deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë mbërritur në sallën ku do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë, raporton Gazeta Express.

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të qëndroj në sallë kur të votohet Qeveria Kurti.

Në sallën ku do të votohet Qeveria, ka mbërritur kryetari i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku dhe deputeti Driton Selmanaj dhe Agim Veliu.

Ndërsa, mëherët ka mbërritur edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje./Express/