LDK zgjedh kryetarët e saj në Mitrovicë e Viti

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur kuvendet zgjedhore në degët e saj në Mitrovicë dhe në Viti.

Delegatët e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së në Viti, për kryetar të degës kanë zgjedhur edhe për një mandat Sokol Halitin, i cili njëherësh është edhe kryetar i Komunës së Vitisë.

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

Ndërkohë, delegatët e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së në Mitrovicë, për kryetar të degës kanë zgjedhur Safet Kamberin.