Lehtësohet çasja në shpellat e Kusarit të Gjakovës

Komuna e Gjakovës kanë njoftuar se kanë filluar së ndërtuari shtigjet për tek kompleksi i shpellave në Kusar me qëllim të shndërrimit të kësaj pjese në zonë atraktive turistike.

Image may contain: one or more people, sky, tree, outdoor and nature

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini me këtë rast u shpreh: “Sot po e nisim një projekt jashtëzakonisht interesant për Komunën e Gjakovës. Kompleksi i shpellave në Kusar është vizituar në të kaluarën nga njerëzit, supozohet që ka qenë edhe e banuar. Ne sivjet i hapim shtigjet, i rregullojmë ulëset dhe ndriçimin. Do të jetë një atraksion turistik për Gjakovën.”

Image may contain: outdoor, water and nature

Ky projekt menaxhohet nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe kap koston e 24,798.50€.