Lehtësohet qarkullimi në rrugët e Ferizajit

Tortura përgjatë kalimit në njërën nga arteriet kryesore të qytetit, pluhuri dhe balta në rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani” tashmë i takojnë së kaluarës me projektin e rikonceptuar për rregullimin e infrastrukturës rrugore në këtë zonë urbane. Ndonëse të përballur me rezistencën e disa banorëve, kryesisht uzurpatorë të pronës publike, që vonuan kohën e realizimit të këtij projekti, pas rregullimit përfundimtar të infrastrukturës nëntokësore, rregullimin e ndriçimit publik dhe nyjeve të tjera, sot u asfaltua edhe shtresa e parë e këtij segmenti rrugor, vital për qarkullimin ndërurban, bënë të ditur Zyra për Informim e Komunës së Ferizajit.

Image may contain: sky, tree and outdoor

“Është një projekt i rëndësisë së veçantë, duke pasur parasysh se rruga Gursel e Bajram Sylejmani paraqet një ndër arteriet kryesore të futjes në qytet nga drejtime të ndryshme, duke përfshirë drejtimit e Kaçanikut, Vitisë por edhe Shkupit. Është një ndër projektet më të rëndësishme të zonës urbane që Komunës së Ferizajt i ka kushtuar rreth 430 mijë euro”, ka deklaruar me këtë rast Kryetari i Komunës së Ferizajit, Agim Aliu.

Tutje, i pari i Ferizajit, Agim Aliu tha se për këtë zonë dhe si pjesë e këtij segmenti do të zhvilloj edhe projekte të tjera siç janë nënkalimet, nënkalimi tek Plus Market, nënkalimi që lidhet me kryqëzimin e Xhamisë së fshatit Nikadin si dhe nënkalimi në Varosh për të cilën janë duke u zhvilluar punimet.

Image may contain: 5 people, people smiling, people standing and outdoor