Lekaj-Isa Mustafës: Nuk merremi me ty, por me të këqijat tuaja që i latë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka reaguar ndaj postimit të ish-kryeministrit Isa Mustafa i cili tha se “dikush po tallet me qytetarët, por jo opozita”.

Ministri Lekaj thotë se prioritet i Qeverisë “Haradinaj”  nuk është Isa Mustafa, por rregullimi i gjërave të lëna keq nga klika e tij.

Lekaj përmes një postimi në Facebook thotë se nga viti 2017 kur morën pushtetin, deri sot kur Isa Mustafa kritikon një sektor që tashmë ka filluar të digjitalizohet, ka rënie të aksidentëve me fatalitet për rreth 25%, shkruan Reporteri.net.

Ministri më tej ironizon me Mustafën, pasi i thotë se “nëse ju duhet ndonjë karrige na thoni”, duke ja kujtuar kështu rrahjet me karrige në partinë që udhëheq.

Posti i Lekajt:

Prioritet i yni nuk është Isa Mustafa, janë rregullimi i gjërave të lëna keq nga klika e tij.

Nga viti 2017 kur ne erdhem në pushtet, deri sot kur Isa Mustafa kritikon një sektor që tashmë ka filluar të digjitalizohet, ka rënie të aksidentëve me fatalitet për rreth 25%.

Askush nuk është mbi ligjin, prandaj nëse ka veprime korruptive në cilindo sektor, drejtësia të ndermarrë veprimet e saj. Ne as më të voglin veprim nuk e bëjmë, sikur dikur nga segmente të ish-qeverisë, për t’i ndalë punën drejtësisë në zbardhjen e secilës thashethëme.

Shoku ish-kryeministër, me poshtë po të shfaq statistikat policiore dhe tonat, përsa i përket aksidenteve me pasoja fatale, gjithsesi një jetë e humbur është shumë, por ne asnjëherë nuk ndalemi në kryrjen e detyrave tona, që e bëjnë trafikun rrugor më të sigurt.

Ju vazhdoni e vajtoni, sepse është e vetmja gjë që e bëni mirë dhe nëse ju duhet ndonjë karrige na thoni.

Aksidentet e përgjithshme kemi zbritje për rreth 10%;

Aksidentet me lëndime kemi ngritje për -15.33 %;

Aksidente me dëme materiale në zbritje për 5 %;

Aksiedentet me fatalitet janë në zbritje për – 25.71 %.