Lekaj takon Begajn, paralajmërojnë nisjen e disa projekteve në Malishevë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka takuar sot kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.“Shumë projekte infrastrukturore janë duke u zhvilluar në komunën e Malishevës. Të tjera, të financuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, pritet të fillojnë së shpejti”, ka shkruar Lekaj në Facebook.“Për këto dhe kërkesa të tjera të Malishevës, diskutuam me kryetarin e komunës, Ragip Begaj”.“Përkushtimi ynë është që t’i gjendemi pranë nivelit lokal, në plotësim të nevojave të qytetarëve”, ka shkruar ministri, Lekaj.