Lëndohet rëndë një punëtor në Lipjan

Gjatë ditës së djeshme një punëtor në qytetin e Lipjanit ka pësuar lëndime gjatë orarit të punës.

Gjatë ditës së djeshme, në ora 16:00, një punëtor në Lipjan është lënduar rëndë në vendin e punës.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur derisa viktima ishte duke punuar është dëmtuar ashensori, me ç’rast ka rënë poshtë, shkruan lajmi.net.

Si pasojë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Është kontaktuar prokurori publik i cili e ka cilësuar veprën dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.