Lëndohet Valon Berisha, mungon kundër Suedisë

Mesfushori i përfaqësuesës së Kosovës, Valon Berisha do të mungoj në ndeshjen e nesërme ndaj Suedisë, pasi ka pësuar lëndim gjatë stervitjes.

Lajmin e ka bërë të ditur FFK-ja përmes një njoftimi për media, përcjell LAJME365.

“Stafi mjekësor i Kombëtares është duke e bërë të pamundurën që Valon Berisha të riaftësohet me kohë për ndeshjen kundër Spanjës më 31 mars,” thuhet në njoftim.

Kosova të dielen me 28 mars, do të luaj ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”, përball Suedisë.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:45./lajme365.com