“Let’s Do It” fton qytetarët e Pejës në aksionin e rradhës

Deponitë e mbeturinave që po shtohen çdo ditë nëpër territorin e bjeshkëve të Rugovës, janë bërë shkas që organizata “Let’s Do It” edhe njëherë të ndërmarrë nismën për të bërë eliminimin vullnetarë të pastrimit të disa pjesëve të kësaj ane.

Kjo deponi ilegale në Bjeshkën e Ishtedimit të Rugovës u bë temë e diskutimit për ditë të tëra. Zëra të shumtë e dënuan ashpër krijimin e kësaj deponie ilegale me mbeturina.
Dhe kur zërat u ndalën, gjithcka mbeti me të kaluarën. Por deponia vazhdon të ekzistojë edhe sot.

Zërat e bënë të tyren, por ata që luftën kundër ndotjes së mjedisit e kanë mision, nuk e kanë ndërmend ta lënë me kaq.

“Edhe deponia ilegale edhe ne, nuk mund të jetojmë në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend. Andaj, të shtunën, më 24 tetor, me fillim nga ora 11:00, vullnetarët e Ta Pastrojmë Kosovën, bashkë me dashamirët e mjedisit, këtij vendi do të ja kthejnë pamjen që e meriton. Pavarësisht çmimit që mund ta paguajmë lufta jonë për një Kosovë të pastër vazhdon.”-thotë Luan Hasanaj, drejtor o organizatës Let’s Do It.

Let’s Do It u bënë thirrje institucioneve gjegjëse që të kryejnë detyrimet që ju takojnë dhe lusim qytetarët që të jenë më të vetëdijshëm në veprimet e tyre karshi mjedisit.
Mjedisi i pastër është garancion për jetesë të shëndoshë. Ta ruajmë atë. Për veten, familjen dhe gjeneratat që do të vijnë.

Tags: ,