Lëvizja Vetëvendosje dorëzon kallëzim penal kundër Agim Veliut

Lëvizja Vetëvendosje dega në Besianë, ka dorëzuar kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Besianës, Agim Veliu, ish-drejtorit të planifikimit urbanistik Durim Salihu dhe ish-drejtoreshës së Inspekcionit Florie Besholli, kallëzimi penal ka të bëjë me ndërtimet e egra në këtë komunë.

Kështu bëri të ditur njëri nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, në një paraqitje para mediave.

“Sot kemi dorëzuar kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Besianës Agim Veliu, së bashku me dy vartësit e tij, ish-drejtorin e planifikimit urbanistik Durim Salihu dhe ish-drejtoreshës së Inspekcionit Florie Besholli, kallëzimi ka të bëjë me ndërtimet e egra në Komunën e Podujevës”, tha ai.

“Ne fillimisht kemi dërguar një kërkesë me tri pyetje në Drejtorinë e Planifikimit Urbanistik dhe në bazë të përgjigjes që kanë dhënë kemi vërejtur se dy ndërtime janë në kundërshtim me rregulloren e planit urbanistik”, shtoi ai.

Tutje aty u tha se ka shkelje flagrante të planit urbanistik në Komunën e Podujevës.

Teksa u kërkua nga nga prokuroria të iniciojë rastin dhe Gjykata të nxjërrë një aktgjykim të merituar për personat në fjalë.