Liceu Artistik i Tiranës mban koncert në Prizren

Me datë 29 maj në ora 18:00 ne Lumbardhi Prizren do të zhvillohet koncerti i nxënësve të Liceut Artistik Jordan Misja (Tiranë) i cili do të Prezantohet ne tre formate,Orkestër Frymore,Orkestër Harqesh dhe Orkestër Sinfonike
Ky aktivitet vjen në kuadër të binjakëzimit të dy shkollave ShMM Lorenc Antoni Prizren dhe shkolles Kombetare Artistike Jordan Misja në Tiranë.Përvec ndërtimit dhe krijimit të urave artistike të bashkëpunimit ndërshtetëror dhe institucional midis hapësires së përbashkët artistike të vendeve tona ky koncert mbart një qëllim shumë të vlefshëm për shoqërine tonë ,promovimin e të rinjve dhe ballafaqimin e tyre me skenën e publikun.Kompozitorët veprat e të cilëve do të luhen këtë mbrëmje janë Stamitz,Brahms,Dvorak,Marquez dhe Prado e do të drejtohen nga dirigjenti Bujar Alliu.Drejtimi artistik Klodi Zheji dhe Drejtoreshë e përgjithshme Valbona Gavelli.Koordinatore e ketij aktiviteti do të jetë Genita Hoxha e cila me përkushtimin e saj maksimal jep kontributin e saj dinjitoz në Shqiperi e Kosovë e perkatësisht në keto dy institucione.