Lideri i talibanëve jep urdhrin e ri për Afganistanin

Afganistani duket se po gjen qetësi momentale teksa eksodi i qytetarve të saj duket se nuk ka për t’u ndalur menjëherë.

Udhëheqësi i talibanëve ka dhënë urdhërin që askush nga luftëtarët e tij të mos hyjë në shtëpitë e njerëzve apo të ndërhyjë në automjetet e ambasadave, sidomos në Kabul.

Mediat e huaja raportojnë se talibanët duan të ulin tensionet, madje të gjithë punonjësve qeveritarë i është kërkuar të kthehen në punë tksa kanë paralajmëruar plaçkitësit se do të dënohen rëndë nëse kapën.

Ditët e fundit talibanët janë akuzuar se me të marrë Kabulin kanë nisur të plaçkisin e dhunojnë qytetarë, por sot kryeqyteti ka qenë më i qetë, me furra e farmaci hapur si dhe me trafik në rrugë.

Gjithsesi rregulli i ri taliban duket prezent në Kabul, me kafene dhe vetura pa muzikë teksa gjithë bota pret të dijë çfarë do të ndodhë me qeverinë e re.