Limaj: Vazhdojmë punën deri në Qeverinë e re, Kuvendi të shpërbëhet sa më shpejt

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka thirrur mbledhje të Qeverisë për ditën e nesërme. E ky vendim i tij por shihet si kundërkushtetues, pasi që ai javën e kaluar dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit.

Fatmir Limaj, njëri ndër zëvendësit e tij, ka bërë të ditur për EkonomiaOnline se Qeveria do të vazhdojë deri në zgjedhjen e Qeverisë së ardhshme.

“Rrjedhimisht Qeveria do të vazhdojë administrimin e vet në teren. Qeveria e Republikës së Kosovës, ka dhënë dorëheqje dhe Kuvendi besoj që do të shpërbëhet sa ma shpejt. Sipas ligjeve të Republikës së Kosovës do t’i kryejmë obligimet të cilat duhet të respektohen. Duhet vendi të administrohet, të mbahet deri në zgjedhjen e Qeverisë së radhës” ka thënë Limaj.

Ndërkohë opozita vendimin për mbajtjen e mbledhjes së Qeverisë, po e sheh si kundërkushtetuese.