Limaj: Vlerat kombëtare janë në rrezik nga njerëz që s’ja duan të mirën Kosovës

I pari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka takuar strukturat e kësaj partie në Mitrovicë. Atje ai tha se duhet mobilizim pasi sipas tij, vendi është përballë një rreziku të madh.

“Të mobilizohemi maksimalisht e t’i dalim në mdrojtje vendit dhe vlerave tona kombëtare, që fatkeqësisht janë venë në rrezik nga një grup i caktuar njerëzish që vetëm të mirën nuk ja donë Kosovë dhe qytetarëve të saj’, tha Limaj.

Shkrimi i plotë i Limajt në Facebook:

Pas një pushimi të shkurtër për nder të festave të fundvitit, angazhimin politik e vazhduam me takimin e sotëm me strukturat drejtuese në qytetin e Mitrovicës, të cilëve ju urova një vit të mbarë dhe i falënderova për kontributin e madh që kanë dhënë ndër vite në funksion të zhvillimit të vizionit tonë socialdemokrat.

Këtë takim të frytshëm e vazhduam duke bashkëbiseduar për zhvillimet e fundit politike, veçmas për procesin e parakohshëm zgjedhor që po na pret, për të cilin u dakorduam për tu angazhuar fuqishëm.

Këto zgjedhje të parakohshme nuk janë vetëm një proces i jashtëzakonshëm zgjedhor, por është një mundësi e madhe që të bëhemi bashkë, të mobilizohemi maksimalisht e t’i dalim në mdrojtje vendit dhe vlerave tona kombëtare, që fatkeqësisht janë venë në rrezik nga një grup i caktuar njerëzish që vetëm të mirën nuk ja donë Kosovë dhe qytetarëve të saj./Express