Lind fëmijë një e mitur në QKUK, policia po e heton rastin

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet pasi që është njoftuar se në QKUK ka lindur një vajzë e mitur, raporton Gazeta Express.

Sipas viktimës, ajo është duke bashkëjetuar me të dyshuarin e komunitetit ashkali.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

“Nga QKUK është njoftuar se viktima femër K-Ashkalike (e mitur) ka lindur në repartin e gjinekologjisë. Sipas viktimës, ajo është duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull K-Ashkali. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raport të policisë. /Express/