Lipjani bëhet me tri drejtoresha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka emëruar tri drejtoresha të reja komunale të cilat do të ju bashkohen kabinetit të tij qeverisës në përputhje me kërkesën ligjore për barazi gjinore.

Sipas një njoftimi për media, Anila Reçica-Llugiqi, do të jetë Drejtoreshë për Kulturë Rini dhe Sport,, Merita Bytyqi – Drejtoreshë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale si dhe Elmaze Behluli – Drejtoreshë e Arsimit.

Ndërsa, Drejtori Rasim Hasani i cili për disa vite ka udhëhequr Drejtoratin e Arsimit nga sot do të udhëheq me Drejtoratin e Shërbimeve Publike, kurse Bekim Shabani drejtor i deritanishëm për Kulturë Rini dhe Sport është emëruar drejtor për Ekonomi dhe Zhvillim.

Ahmeti ka uruar drejtoreshat e reja me besimin se ato do të angazhohen dhe do të arrijnë rezultate pozitive për jeten e qytetarëve, në të njejtën kohë kreu lipjanas ka paralajmëruar se do të ketë edhe ndryshime tjera në kabinetin e tij qeverisës. / Kallxo.com