Lipjani lehtëson shërbimet ndaj qytetarëve

Komuna e Lipjanit ka lansuar sistemin digjital për menagjimin e radhëve në administratën e Komunës së Lipjanit

Qytetarët të cilët do të kryejnë shërbime në administratën e Komunës së Lipjanit tash e tutje do ta shfrytëzojnë sistemin e digjital të menaxhimit të radhëve, në të cilin Komuna e Lipjanit ka investuar në instalimin e 10 sporteleve të cilat do të jenë në dispozicion për qytetarët.

Lansimi i këtij sistemi digjital do të rris edhe më tutje efikasitetin në punë dhe do të përshpejojë procedurat e shërbimeve për qytetarë.