Liria e Prizrenit bëhet me pronar të ri

Klubi futbollistik, Liria, nga Prizreni është bërë sot me pronar të ri.

Klubi njoftoi se Raman Kiqe-KA-Sportmanagment është shpallur fitues për marrjen në pronësi e menaxhim të KF Liria.

Në garë ishin dy kandidatë, Agim Buduri dhe Raman Kiqe.

Buduri në fund mori 392 pikë, kurse Raman Kiqe 566.

Ndërkohë, fituesi Raman Kiqe dhe Komisioni do të nënshkruajnë marrëveshjen-kontratën lidhur me menagjimin e mëtejmë të KF Liria.