“Liria ka emër” Rama publikon fotografinë e Rugovës dhe Thaçit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë një fotografi në të cilën janë bashkë presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi, ish-presidenti i Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Në mbishkrimin e kësaj fotografie të publikuar nga Rama në “Facebook” shkruhet  “Liria ka emër”.

Kujtojmë që Hashim Thaçi aktualisht gjendet në paraburgim në Hagë e ku po akuzohet për krime lufte dhe për krime kundërnjerëzimit.

Kujtojmë që ish-presidenti historik Rugova para pak ditësh do ta festonte datëlindjen. /Gazeta Express/