Lirohen hapësirat publike të uzurpuara në Prizren

Komuna e Prizrenit, të premten, ka njoftuar se pas zhvillimit të procedurave dhe konstatimit për uzurpim të pronës publike nga Sektori i Pronës në rrugën “Qenë Qenaj” të lagjes Jeta e Re, Drejtoria e Inspektorateve gjatë ditës së enjte ka intervenuar në këtë rrugë për të liruar hapësirat publike të uzurpuara.

Sipas komunikatës së Komunës së Prizrenit me rrënimin e mureve të ndërtuara në hapësirën publike, është mundësuar fillimi i punimeve për realizimin e projektit për ndërtimin e rrugës.